Virusi i drejtësisë së pavarur kap edhe Serbinë

Postuar në 17 Mars, 2026 14:59

Mediat në Serbi raportojnë për një takim të kryetares së Parlamentit, Ana Brnabiç me përfaqësues të Komisionit të Venecias lidhur me reformën në drejtësi. Formalisht Komisionit i është këkuar një opinion mbi një paketë legjislative të miratuar më 28 janar që preknin ligjin për Prokurorinë Publike, mbi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Shtetërore për Luftën kundër Krimit Kibernetik, Ligjin mbi Gjykatësit, ndarjen territoriale të gjykatave dhe prokurorive.

Opinioni është kërkuar pasi ligjet u kaluan pa debat, çka solli reagime si nga palët e prekura, ashtu edhe nga opozita, për ta mbyllur çështjen Brnabiç adresoi shqetësimin në Venencia, që premton të japë opinionin në qershor të këtij viti.

Brnabiç është shprehur se qëllimi është drejtësia e pavarur, një klishe e cila përdoret shpesh në kuadër të poceseve të integrimit. Edhe ky legjislacion në Serbi, kalohet njësoj si ligjet në Shqipëri, vetëm për të plotësuar kritere të vendosura nga kapitujt që negociohen, për t’i ikur debatit thelbësor për përmbajtjen e ligjeve, një moment që do të sjellë pasoja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.