Kryeministri polak paralajmëron për daljen e Polonisë nga BE

Postuar në 15 Mars, 2026 21:56

 

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se eventualiteti i një daljeje të Polonisë nga Bashkimi Europian, është tashmë një kërcënim real. Sipas tij, presidenti i vendit, Karol Nawrocki dhe opozita e djathtë, po ushqejnë këtë politikë. Në një postim në “X’, Tusk ka deklaruar se do të bëjë gjithçka të ndalë këtë zhvillim të cilin e ka cilësuar si “katastrofë”.

Tusk ka akuzuar se pas një politike të tillë qëndron Rusia, MAGA në SHBA dhe Hungaria e drejtuar nga Viktor Orban.

Tensionet arritën kulmin pasi presidenti ktheu legjislacionin që do t’i lejonte aksesin në kreditë me interes të butë të BE-së në shifrën e 43.7 miliardë eurove.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.