Kreu i KFOR: Procesi i Hagës duhet pranuar. Nuk duhet të ketë dhunë pas shpalljes së vendimit!
kreu i KFOR, forca e NATO-s e dislokuar në Kosovë, gjenerali turk, Ozkan Ulutas, ka deklaruar se Aleanca mbetet e shqetësuar sa i takon dhunës në Banjskë dhe Sveçan në vitin 2023. Ulutas ka nënvizuar se NATO ka kërkuar nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve dhe ai ka cituar sekretarin e Përgjithshëm të saj, Mark Rutte, gjatë një takimi me ministrat e Mbrojtjes në muajin shkurt. Ulutas është pyetur edhe sa i përket vendimit të pritshëm në Hagë, për ish-drejtuesit e UÇK-së, nqë kuptimin nëse këto do të provokonin dhunë.
Proceset gjyqësore mund të jenë të ndjeshme, por mbështetja e drejtësisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. Mandati i KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtë dhe kjo është ajo ku ne jemi përqendruar. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë proceset gjyqësore dhe përqendrohen në angazhim konstruktiv për të mirën e të gjitha komuniteteve
ka thënë ai.

Add new comment