SHBA, me një këmbë në diktaturë. Gjermania, bastioni kryesor i liberalizmit

Postuar në 24 Shkurt, 2026 12:24

Robert Kagan, analist i njohur në SHBA, flet së fundmi në një intervistë për gjermanen “Spiegel” rreth zhvillimeve të fundit politike në Amerikë. Kagan tërhoqi disi vëmendjen 10 vjet më parë me parashikimin e tij për instaurimin në SHBA të fashizmit, afirmuar sot sipas një kategorie si realitet institucional.

I pyetur nga revista në fjalë, nëse Donald Trump është një diktator, Kagan shprehet se:

Ai është sigurisht një aspirant i diktatorit dhe SHBA janë sigurisht me një këmbë në diktaturë

Sipas tij rendi i pas 1945-s është unik në histori, pasi perandoritë hoqën dorë nga statusi i tyre si Fuqi e madhe, përveç Rusisë dhe Kinës që mund të kontrolloheshin në kuadër të arkitekturës së sigurisë ndërtuar mbi rregulla. Në botën e gjeneruar si pasojë e zhbërjes së kësaj arkitekture, Europa shfaqet si pikë kritike sigurie. Kagan uron që Europa të riarmatoset e bashkuar, pa rënë në nacionalizmin e dikurshëm. Një shmangie nga kjo që po shohim sipas analistit në fjalë është Gjermania, të cilën e cilëson si bastionin më të madh të liberalizmit.

Shpresoj që ajo të armatoset dhe të mbrojë liberalizmin dhe jo vetëm interesat e saj nacionale

Kagan vë në dukje se me ikjen e SHBA, problem kryesor gjeopolitik i kontinentit në shekullin e 19-të rikthehet: Gjermania është shumë e madhe dhe e fuqishme për Europën. Por përtej këtyre, obsesioni i kategorisë së Kagan është Trump. Veprimet e tij në arenën ndërkombëtare, ai i cilëson si ambicie të presidentit amerikan për të qenë perandor global.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.