Vajtja e kinezëve në Hënë, e sikletshme, por më e rëndësishme është krijimi i një baze aty

Në një intervistë për “60 minutes”, ish-sekretari Ekzekutiv në Këshillin e Hapësirës, gjatë administratës së parë të Donald Trump, ka deklaruar se nëse kinezët arrijnë të çojnë të parët njerëz në Hënë, pas viti 1969 kur amerikanët e përmbushën këtë objektiv, do të kishim të bënim me një zhvillim shumë të sikletshëm për SHBA.
Një deklaratë që ilustron inercinë ku noton aktualisht mendimi intelektual dhe menaxherial i SHBA, që vazhdon të matet në botë me peshën e dikurshme.
Sipas tij vendosja e një baze të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në Hënë ka më shumë vlerqë sesa kush kthehet i pari në objektin në fjalë. Më tej, Pace ka shtuar se caktimi i rregullave për hapësirën dhe qëndrimin e atyshëm në mënyrë permanente i takon shekullit të ardhshëm.
Pace ka sugjeruar që misionet e NASA-s duhet të hapen për bashkëpunim me sektorin privat dhe të kalohet drejt komerciailizimit të aktiviteteve për të optimizuar kostot.

Add new comment