Irani pajis me 1000 dronë strategjikë ushtrinë e vet

Postuar në 29 Janar, 2026 21:02

Agjencia gjysmë shtetërore iraniane, “Tasnim” raporton për pajisjen e e ushtrisë me 1000 dronë strategjikë të futur në përdorim pas një urdhëri të kreut të saj, general Amir Hatami.

Sipas agjencisë në fjalë, dronët janë projektuar në dritën e përvojës së luftës 12 ditore të qershorit 2025 dhe ata kanë cilësi të përmirësuara për shkatërrim, sulm, zbulim dhe kategori të luftës elektronike të aftë të godasin shënjestra specifike të lëvizshme në të gjitha mjediset.

Njoftimi vjen në kuadër të kërcënimeve në rritje nga presidenti amerikan Trump për Iranin dhe dislokimin masiv të mjeteve amerikane në rajon.

Irani pretendon se ka kapacitete strategjike në luftën në ajër dhe duhet thënë se dronët iranianë u provuan të vlefshëm për Rusinë në përballjen në Ukrainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.