Pritje Gala për Edin nga Bibi!

Postuar në 26 Janar, 2026 19:51

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Izrael në një vizitë që i ka rezervuar atij një pritje të pazakonshme. Zotit Rama i është rezervuar një seancë nderi në Parlamentin izraelit – Knesset – që organizohet në raste të rralla.

Duhet thënë se pritësi i tij, kryeministri Beniamin Netanyahu është shfaqur shumë entuziast për vizitën e z. Rama, për të cilin nuk i ka kursyer lëvdatat.

Ai ka vënë në dukje Besën e shqiptarit, një klishe që është përdorur tashmë më shumë sesa arkiva e RTSH-së, ndërkohë që ka premtuar për një bashkëpunim të ri.

Nga ana e vet z. Rama ka zgjedhur të drejtohet në mënyrë informale ndaj Netanyahut, të cilin e ka quajtur Bibi, një apelativ që përgjithësisht përdoret në qarqe mediatike në Izrael, duke theksuar miqësinë e tyre personale.

Asgjë nuk mund të deshifrohet nga kjo miqësi e re, nga qëndrimet e z. Rama për politikën dhe ndryshimet në Lindjen e Mesme, nga buron ajo, çfarë parathotë për të ardhmen tonë dhe cila është premisa e këtij orientimi.

Megjithatë në fund të fjalës së vet z. Rama ka konfirmuar qëndrimin e Shqipërisë për zgjidhjen me dy shtete, edhe pse i ka përmendur palestinezët në mënyrë periferike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.