Greqia zgjeron skemën e incentivimit të zhvendosjes në zonat rurale
Greqia ka vendosur të zgjerojë programin e vet të incentivimit të rivendosjes rezidenciale me gjashtë rajone të reja.
Skema në fjalë është ideuar për të prapësuar prirjen e rënies demografike të shumë zonave rurale në vend, që tani do të shtrihet edhe në Drama, Kilkis, Serres, Follorinë, Pella dhe Kostur.
Ministri i Kohezionit Social, Domma Michailidou ka deklaruar se nisma synon që njerëzit të rikthehen në vendet e origjinës, të shfrutëzojnë pronën e tyre në këmbim të 10 000 eurove për çdo zhvendosje. Incentivimi nuk kushtëzohet nga të ardhurat ndërkohë që autoritetet premtojnë ngritjen e shërbimeve publike për komunitetet.
Greqia si të gjitha vendet ballkanike përballet me presione të mëdha demografike në rajone të ndryshme, pasojë e modelit ekonomik dhe hapjes së tregut të punës.

Add new comment