Firmoset memorandumi për korridorin Egje-Deti i Zi

Greqia, Bullgaria dhe Rumani kanë rënë dakord për ndërtimin e Korridorit Vertikal, Egje-Deti i Zi, që përfaqëson një aks strategjik hekurudhor dhe rrugor që lidh të trija vendet përmes Alexandroupoli.
Firmën mbi marrëveshje e ka hedhur edhe Komisioneri Europian për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas, duke theksuar angazhimin e Brukselit në projekt.
Sipas Komisionerit, aksi Selanik-Alexandroupoli-Bukuresht do të jetë një ndër arteriet strategjike kryesore të Europës, si për lidhjen ashtu edhe mobilitetin ushtarak të BE-së dhe NATO-s.

Comments
Marin vesh nga gjeografia
Marin vesh nga gjeografia keta rrotat e EU-se?
Add new comment