Kushtetuesja lë në detyrë Erion Veliajn

Në media po raportohet se Gjykata Kushteteuse ka rrëzuar pranuar ankimin e Erion Veliajt duke e cilësuar shkarkimin e tij si antikushtetues. Vendimi është marrë në raportin 5-3 në favor të kërkesës së z. Veliaj që u shkarkua fillimisht nga Këshilli i Bashkisë dhe mandej me Vendimin nr. 539, dt. 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave, mbi të cilin presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet lokale në Tiranë.
Me vendimin e sotshëm, Kushtetuesja ka cilësuar si të ligjshëm pretendimin e z. Veliaj se shkarkimi i tij për mosprezencë në punë nuk qëndron, pasi ai i është imponuar atij nga rrethanat e arrestimit.
Veliaj i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që normon procedurën, duke përfituar kështu vendimin favorizues.

Add new comment