Kreu i shërbimeve serbe: Goditëm rrjetin kroato-kosovar, por sfidat janë ende të mëdha

Postuar në 19 Tetor, 2025 19:49

Autoritete serbe kanë përkujtuar me një ceremoni të veçantë 23 vjetorin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë – BIA, që përkon edhe me 126 vjetorin e themelimit të paraardhëses së saj, Departamenti për Çështje Policore Konfidenciale. Në këtë ceremoni ka folur kreu i agjencisë, Vladimir Orliç në prani edhe të kryeparlamentares Ana Brnabiç që ka patur edhe cilësinë e përfaqësueses së presidentit Vuçiç. Fjala e Orlic ka interes sepse prezanton një tablo të aktualitetit të sigurisë rajonale që sa vjen e bëhet më e zymtë.

Në 12 muajt e kaluar, planeti nuk është bërë një vend më I qetë, apo një vend ku ka më shumë mirëkuptim. E kundërta ka ndodhur. Kjo vlen edhe për fqinjët tanë imediatë, por Serbia ka përballur sfida edhe më komplekse. Kjo do të thotë se presioni në këto 12 muaj ka qenë më i madh dhe më i rëndë sesa vitin e shkruar. Pra sfidat për BIA-n janë edhe më të mëdha.

BIA nuk do të përkulet në skena si ato të takimeve mes zyrtarëve të Kroacisë dhe kryeministrit të Prishtinës Albin Kurti, por do të veprojë. Agjencia ka hequr disa karta fituese nga pjesëmarrësit në një takim të tillë vitin e kaluar. Por nuk duhet të kënaqemi, pasi për çdo spiun të zbuluar apo paaftësojmë, duhet të kërkojmë hapësirën për të gjetur një tjetër

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.