Kompania kroate JANAF pezullon furnizimin me naftë të Serbisë

Kompania kroate e transmetimit të gazit, JANAF, ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit për Serbinë. Përmes një njoftimi zyrtar kompania bën me dije se kompania serbe NIS nuk ka marrë dot liçencën e kërkuar për të vazhduar zbatimin e kontratës së transportit të naftës krudo, duke detyruar ndërprerjen e saj që nga data 8 tetor.
Vendimi lidhet me vënien nën sanksione të kompanisë NIS e cila kontrollohet pronarë rusë. Lidhur me këtë çështje presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka refuzuar idenë e shtetëzimit të saj, që do t’i jepte goditje partneritetit me Rusinë.
Aktualisht pala serbe deklaron se ka rezerva nafte të përdorshme në kuotën e 342 000 tonëve.
Add new comment