Diversioni i dobët i Rusisë me Europën

Postuar në 25 Shtator, 2025 14:03

SHBA është ndërruar me Europën. Rivali kryesor i momentit për Rusinë është Europa. Nëse i hedh një sy titujve të faqes kryesore të agjencisë ruse të lajmeve, “TASS”, Europa figuron si agjentja kryesore e luftës në Ukrainë, përkundër një statusi të ri të SHBA.

  • Europa ka frikë se Trump do ta fajësojë për dështimin ushtarak të Kievit.
  • Europa po përpiqet në mënyrë sekrete të dislokojë armë në kufi me Rusinë
  • Europa do ndërprerjen e dialogut Rusi-SHBA

Këto janë disa tituj që vënë në dukje një taktikë diversioni të Kremlinit që luan këtu me psikologjinë e presidentit amerikan, Donald Trump që e ka një ndër pasionet e veta retorike të akuzojë Europën si një ndër shkaqet e dështimeve në skenën ndërkombëtare.

Paradoksi i kësaj qasjeje qëndron në faktin se Rusia e ka akuzuar përherë Europën se është një gur shahu në lojën e SHBA, çka aktualisht bie ndesh me qëndrimet e fundit. Një ndër arsyet e këtij ndryshimi është kriza aktuale ekonomike e Rusisë, stabilizimi i frontit në Ukrainë dhe fakti se mjetet e reja të goditjes në thellësi nga Ukraina po bëhen përherë e më efektive.

Në dritën e një intensiteti të tillë zhvillimesh operacionale dhe me vendimet e vendeve të BE-së për t’u armatosur, Rusia e sheh veten me një rival të ri gjeopolitik të cilin do ta ketë të vështirë ta kthejë në partner. Përdorimi i divergjencave SHBA-Europë është shenjë dobësie dhe jo force, por edhe mungesë vizioni në adresimin e një çështjeje emergjente siç është jo vetëm Paqja, por edhe problemi kufinjve dhe sigurisë në Europë. Problemi kryesor i një fuqie nuk është dobësia e saj, apo dështimet periodike, por mungesa e seriozitetit dhe mosbesueshmëria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.