Greqia paralajmëron se do mbrojê ushtarakisht ndërlidhësin elektrik me Qipron

Gazeta “Kathimerini” raportonte dje për disa zhvillime që prekin sferën e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Duke cituar burime nga ushtria greke, gazeta raporton për plane të reja operacionale për mbrojtjen e projektit te ndërlidhjes elektrike me Qipron që nis këtë vjeshtë pas ndërprerjes së punimeve vitin e kaluar.
Sipas gazetës planet konsiderojnë “çdo lloj sfide” përfshirë dislokimin e një numri të madh njësish mbi dhe nënujëse, si reagim edhe “i mësimeve të nxjerra nga incidenti i Kassos vitin e kaluar” ku anije ushtarakë turke provokonin mjetet e angazhuara për projektin.
Turqia pretendon se kabllot kalojnë në ujërat e saj, ndonëse Greqia deklaron se bëhet fjalë për ujëra ndërkombëtare.
Add new comment