Greqia paralajmëron se do mbrojê ushtarakisht ndërlidhësin elektrik me Qipron

Postuar në 02 Shtator, 2025 00:19

Gazeta “Kathimerini” raportonte dje për disa zhvillime që prekin sferën e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Duke cituar burime nga ushtria greke, gazeta raporton për plane të reja operacionale për mbrojtjen e projektit te ndërlidhjes elektrike me Qipron që nis këtë vjeshtë pas ndërprerjes së punimeve vitin e kaluar.

Sipas gazetës planet konsiderojnë “çdo lloj sfide” përfshirë dislokimin e një numri të madh njësish mbi dhe nënujëse, si reagim edhe “i mësimeve të nxjerra nga incidenti i Kassos vitin e kaluar” ku anije ushtarakë turke provokonin mjetet e angazhuara për projektin.

Turqia pretendon se kabllot kalojnë në ujërat e saj, ndonëse Greqia deklaron se bëhet fjalë për ujëra ndërkombëtare.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Me politiken qe po ndjek Greqia aktualisht duket se eshte shmangur goxha nga pozicioni i mbrojtur (te pakten ne letra) me goxha fanatizem per dhjetra vite ne krah te ligjit nderkombetar, ne krah te drejtesise dhe vlerave. Ne shkembim aleances me Izraelin, duket se Greqia nuk ka cfare te investoje ne kete miqesi me shume sesa uljes se zerit ne mbrojtje te ligjit nderkombetar, shmangies se mbajtjes se nje qendrimi te qarte ne cilesimim genocid dhe thyerje flagrante te ligjit nderkombetar nga Izraeli, pozicion qe tashme aleate shume vjecar te Greqise, si Franca, apo edhe Anglia, pa folur per Spanje e Irlande apo te tjere, e mbajne hapur. Greqia nuk i del ne krah as "ministers se jashtme" te BE, Kallas kur kjo shprehet per Izraelin.
Tani ne driten e keture qendrimevete reja "I Madhi ha te voglin", pa llogaritur fare cfare thote ai biondinoja andej oqeanit, me cfare morali pretendon Greqia se ne zenken me Turqine ka ne krah ligjin nderkombetar dhe te drejten. Them zenken pasi lufte nuk ka e nuk do mund te kete se per nje cope kablloje me Qipron, qe Qipro mund ta marre nga Izraeli 10 here me mire e me lire, as Greqia, as Turqia nuk e cajne koken. Por ama, duan te vendosin precedentin.
Turqit jane shume konseguent ne ate cfare thone, dhe tashme eshte kuptuar se nuk bejne bllof.
Kurse kjo puna qe po pergatitemi ushtarakisht per te bere ate qe duhet te bejme me duket pak qesharake. Kur deshen te pushtonin Irakun, me ate fare iraku qe ishte ne ate kohe, SHBA bene 6 muaj parapergatitje, mblodhen 250 mije ushtare ku njeri ishte sa 10 here nje iraken i mire.
Besoj se gjithcka do shfryhet si tollumbace pas takimit ne fund te shtatorit me Erdogan e Micotakis. Kabloja do kalone cike me tej nga turqit nuk thone dot gje fare, dhe greket do harxhojne edhe pak leke me shume dhe aq. Nderkohe do blejne avione te tjere nga evropa, e cila pas ca muajsh, ia shet edhe turqve me gjysmen e cmimit grek. Blejne nendetse nga Gjermania, nderkohe qe gjermani i prodhon ne Turqi ata qe i duhen Turkut.
Greqia ende nuk e ka kuptuar se e vetmja rruge per te patur nje te ardhme te ndritur eshte bashkepunimi me te tjeret. 5 here me shume jane vrare gjermane e franceze e angleze mes njeri tjetrit jo me shume se 70 vjet para. Ja ku jane sot. Greket kane me se 100 vjet qe i mbyllen lufterat me turqine. Akoma nuk jane ne gjendje ti mbyllin plaget e luftes.
Turqit e kane ne parim me izraelin, me mire me kryeministrin qe do te shpetoje burgun e vret e shfaros dynjane. Pak para masakres se se terroristeve te Hamasit ne Izrael, Netaniahu ishte gati te fluturonte per Stamboll e Erdogan per Jerusalem. Nuk u be. Po Politika Greke a e mendon se po investohet ne gjene qe ka me te shtrenjte ne ortakllekun me Izraelin?
Kurse kablli pastaj i thone te delimitosh detin me nje kabllo nja gjys milioni euro. Te ishte aq kollaj, do ishte mbyll me kohe.

Submitted by Andrea (not verified) on

Do me pelqente ti botonit comentet. Nuk me duket se kam ndonje ofendim apo sjellje te pa hijshme. Nejse, varja. Kaq paska qene

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.