A fitoi strategjia e HAMAS-it më 7 tetor?

Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Australia njoftoi se do të njihte në shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shtetin e Palestinës. Një lëvizje që ka shënjuar ndarje të thellë në Perëndim për një temë thuajse tabu për dekada të tëra: solidariteti me Izraelin përkundër botës islame.
Në një shënim në revistën “The Diplomat” autori, Grant Wyeth shkruan se kjo që po ndodh, provon si të saktë strategjinë e HAMAS-it më 7 tetor, që synonte: të nxiste mbireagimin e Izraelit që do ta izolonte dhe do të kthente opinionin kundër, 2) të krijonte një çarje mes SHBA dhe pjesës tjetër të Perëndimit dhe 3) të thellonte ndasitë sociale në shoqëritë perëndimore mbi diskursin për Izraelin dhe Palestinën.
Të trija këto duket se janë përmbushur nëse shohim sot se njohja e Palestinës është pjesë e agjendës së disa shteteve shumë të rëndëssihme, që shkojnë me këtë vendim edhe kundër SHBA-së. Në thelb të ndryshimeve nga Canberra është sjellja e Izraelit, që duket se nuk mbrohet dot më nga asnjë konsideratë zyrtare për të drejtën e vetëmbrojtjes, as edhe nga ndonjë konsideratë njerëzore.
Brenda vendit ka një rritje të jashtëzakonshme të sentimenteve antisemite, diçka që qeveria australiane është e detyruar ta konsiderojë si faktor politik.
Ndërkohë të njëjtin lexim i bën kësaj që po ndodh edhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, që në një intervistë për “The Times of Israel” ka pranuar se:
7 tetori krijoi shtetin palestinez
Add new comment