Nolan vë bast me "Odisean" e Homerit

Më 17 korrik 2026 do të shfaqet për herë të parë “Odisea”, një ripunim filmik i veprës së njohur homerike nën regjinë e Christopher Nolan.
Filmi ka tashmë një buxhet 250 milionë dollarë dhe bashkon në kastin e vet aktorë si Matt Damon në rolin kryesor, Anne Hathaway si Penelopa, Tom Holland si Telemaku apo Charlize Theron në rolin e Circes.
Tashmë është publikuar spoti promovues me disa plane, xhirimi i të cilave ka nisur në shkurt të këtij viti.
Nolan vjen pas një suksesi të padiskutueshëm si “Oppenheimer” por “Odisea” mbetet një sfidë për vetë kompleksitetin e protagonistit dhe historisë së tij. Xhirimet janë realizuar në Itali, Marok, Greqi, Skoci, Islandë, Maltë, Saharanë Perëndimore për të përfunduar në Los Angeles.
Add new comment