Shërbimet gjermane shpallin zyrtarisht AfD-në si entitet ekstremist

Agjencia gjermane e inteligjencës ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë – AfD- si një entitet politik ekstremist. Sipas deklaratës së publikuar, shërbimi gjerman vlerëson se “koncepti i etnisë dhe origjinë që dominon tek anëtarët, nuk përputhet me rendin e lirë demokratik”.
Në vëmendje kanë ardhur deklaratat ksenofobike dhe anti-islamike të drejtuesve të partisë. Ministri i Brendshëm që po largohet, Nancy Faeser, ka deklaruar se nuk ka ndonjë ndikim politik mbi këtë vendim dhe se raporti i agjencisë ka 1 100 faqe me gjetje. Partia në fjalë ka siguruar së fundmi 20.8% të votave në zgjedhje dhe ka dalë e dyta pas CDU-së së kancelarit Merz.
Vendimi i jep të drejtë autoriteteve gjermane që të monitorojnë partinë, me masa si gjurmimi telefonik dhe përdorimi i agjentëve të infiltruar.
Add new comment