Ideja mikluese e hyrjes së Kanadasë në BE

Një sondazh i fundit tregon se 44% e kanadezëve mbështesin anëtarësimin në BE, kurse 34% janë kundër
“Politico” sjell në vëmendje një çështje të tillë që duket se është reaksion ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Paula Pinho e ka hedhur poshtë idenë duke vlerësuae se vetëm vender anëtare përmbushin kushtet për anëtarësim. Precedenti ekziston: në vitin 1987 u refuzua kërkesa e Marokut pikërisht mbi këtë kriter dhe bazuar në nenin 49 të Traktatit bazë.
Por Kanadaja ka ndjenja të forta dhe asosacione me Europën. Edhe kryeministri i ri Garney nuk e ka fshehur një gjë të tillë.
Hyrja e Kanadasë duket e pamudur, por ideja është mikluese dhe evidenton një gjendje që përcakton shumëçka në orientimin e një vendi. Giselle Bosse nga universiteti i Mastrihtit thotë se:
të qenit europian është një gjendje mendore. Një shtet europian nuk është i definuar për më tepër që ka shtet europiane që kanë territore përtej Europës
Ideja ilustron sesa i paqëndrueshëm është bërë mjedisi ndërkombëtar dhe sesi shenjat e një procesi riorganizimi ndërkombëtar mund të shihen fare qartë.
Add new comment