Të dy nën hetim penal

Postuar në 02 Shkurt, 2025 17:49

Prokuroria izrelite ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e një hetimi penal ndaj bashkëshortes së kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, Sara. Informacioni është zyrtarizuar përmes një letre që prokuroria i dërgon një deputeti opozitar të parlamentit izraelit, Naama Lazimi.

Akuza është përpjekje për korrupsion me synim pengimin e drejtësisë, pasi raportohet se zonja Netanyahu ka tentuar të korruptojë një dëshmitar në gjyqin e bashkëshortit.

Procedimi dhe gjyqi ndaj Netanyahut është shtyrë për shkak të ngjarjeve të 7 tetorit 2023 që i dhanë dorë Bibit të veprojë me një shpejtësi dhe egërsi të papritur. Ai ndërtoi kabinetin e luftës, afroi shumë ekstremistë dhe tentoi të kanalizonte politikën ndërkombëtare në suazën e opsioneve izraelite të konfliktit. Që nga ardhja e Donald Trump në krye të SHBA, Netanyahu është zmbrapsur nga protagonizmi mediatik dhe më interesantja, ai ende nuk ka hedhur një hap sado të qenësishëm për të mbështetur idenë e Trump për deportimin e palestinezëve në Egjipt dhe Jordani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.