Xhami dhe dronë për Pasha-Limanin e Europës

Më 10 tetor 2024 Shqipëria mori dy dhurata nga Turqia: Xhaminë e Namazgjasë dhe dronët kamikazë.
Të parën për besimtarët, të dytën për trimat. Kryeministri Edi Rama tha se dronët janë një mesazh i Turqisë se Shqipëria është e pagoditshme. Nga kush? Askush nuk e di.
Një shtet bën dhuratë dronët kur ata janë kërkuar më parë, pa folur për faktin se kush do t’i operojë këta dronë. Mos do jenë si xhamia? Armë në menaxhim turk?
Nëse hedh një sy në internet mund të gjesh shpjegime sesi kjo kategori arme ka evoluuar nga armë kundër sistemeve ajrore në armë sulmi.
Nga viti 2000 e pas, përdorimi i tyre është kryesisht sulmues. Kundër kujt e kërkon Shqipëria këtë armatim? Dhe nga kush kërcënohet?
Kush do guxonte të sulmonte një anëtar të NATO-s që tani duhet ta mbrojë Turqia?
Shndërrimi i Shqipërisë në këtë lloj ankorazhi turk interpretohet aty ku duhet ashtu siç është dhe duhet, çka përbën një zhvillim jo pa pasoja për të ardhmen. Pasi nëse ky kryeministër flet si shejtan budalla sepse ashtu i leverdis, tani e dinë të gjithë se Shqipëria që ai e ka uzurpuar nuk është e virgjër.
Nuk është ai vendi i vogël e i pafuqishëm, por një lavire e shumëpërdorur që nuk ka det ta lajë pocaqinë që ka.
s.zaimi

Add new comment