IA Video/Kamala dhe Donaldi, më të lumtur se kurrë
Fushata elektorale në SHBA po evidenton për herë të parë përdorimin e inteligjencës artificiale në përçimin e mesazheve që në pamje të parë vijnë si argëtuese, por e kanë brenda elementin politik.
Donald Trump shfaqet me rivalen Harris si një çift romantik, që ecin për dore, puthen e mandej kanë edhe një fëmijë. Si një film i realizuar me dy kandidatë për president, ndërkohë teknologjia e manipulimit të videove po ecën me ritme të jashtëzakonshme duke përafruar momentin kur krijimi nga origjinali nuk ka për t’u dalluar
Të imagjinojmë sikur video të tilla të shumëfishohen sa të bëhen norma e perceptimit mbi dy njerëz që përndryshe dëgjohen për atë që thonë. Si do të jetë debati presidencial mes të dyve, ndërkohë që video të tilla ndermjetësojnë një marrëdhënie që politika dhe jeta e ka bërë të pamundur.
IA hyn dhe bën realitet atë që fati nuk e desh.
Add new comment