Linjat e trageteve me Vlorën, vazhdon kaosi. Sot një target me 200 pasagjerë nuk lejohet të ankorojë, “s’ka qenë në plan”

Vazhdon rrëmuja në portin e Vlorës. Prej kohësh linjat e trageteve me Vlorën ishin kthyer në mallkimin e udhëtarëve, me vonesat, çmimet e larta dhe kushtet skandaloze. Së fundi një linjë e re ka nisur të bëjë itinerarin e Brindizit. Por ndërkaq, një tjetër histori: mëngjesin e sotëm trageti “Red Star”, me rreth 200 pasagjerë dhe 50 makina në bord, nuk është lejuar të ankorohet. Lajmin e ka bërë të ditur Kapiteneria e Portit, e cila ka saktësuar se, trageti në fjalë nuk ka qenë i planifikuar për lëvizje. Aktualisht trageti ndodhet disa milje larg hyrjes, njofton TCH.
a.k
Add new comment