Parlament/Deputetët akuza njëri-tjetrit për dasma dhe martesat

Në parlament është folur për dasmat e deputetëve. Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka folur për shpenzimet e dasmës së Erion Veliajt. “Veliaj bëri martesën në Kalanë e Gjirokastrës dhe Traku Fest duhet të bëhej në gusht, ndërkojë që u bë ditën kur u martua ai”, ka thënë Pollo. Kësaj akuze nuk i ka munguar replika e Taulant Ballës, deputet socialist dhe i ngarkuar i posaçëm me përgjigjet ndaj akuzave të PD-së. “Deputeti Pollo foli këtu për shumë gjëra, mes të cilash edhe për martesën e familjen. Deputetët që kanë konflikt interesi me martesën nuk bëjnë mirë të përmendin familjen dhe martesën në seancë”, ka thënë Balla.
s.z
Add new comment