Vlorë, “Vizion Plus” raporton se kryetari i degës së PS-së, njëkohësisht drejtor porti, cakton grafikun e trageteve, pezullon ankorimin e tyre dhe thotë se “duhet vetëm një traget linje”

Postuar në 21 Maj, 2015 10:24

“Vizion Plus” raporton sot për situatën e krijuar në Vlorë me linjat e trageteve Brindizi-Vlorë. Shkak është bërë bllokimi në det, para disa ditësh i tragetit “Red Star”, duke lënë 200 pasagjerë në det. Ja sesi qëndron puna sipas “VP”:  “Militantët e partive të emëruar në poste të rëndësishme,  janë kthyer shpesh në burim konfliktesh. Dhe një i tillë që nuk po merr zgjidhje është edhe ai i krijuar nga kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë, Xhevahir Çeloaliaj, i cili ka kthyer portin në një vend, ku nuk njihen ligjet, por vetëm rregullat që vendos ai vetë. Prej gati një muaji, Çeloaliaj ka bërë që në port të mbizotërojë një situatë e paprecedentë, që cenon konkurrencën mes kompanive të linjës Vlorë – Brindisi. Duke përfituar edhe nga pushteti politik qe ka, drejtori i portit, nuk ka marrë parasysh ankesat e qindra pasagjerëve, të cilët në shumë raste i ka lënë të presin në det, pasi ka bllokuar me urdhër ankorimin në port të tragetit “Red Star”. Drejtori Xhevahir Çeloaliaj krijoi një grafik të ri për ankorimet e trageteve në port, një grafik ky, i cili duket se favorizon vetëm një kompani të re që ka hyrë në treg. Vetë Çeloaliaj, justifikohet se Porti i Vlorës, nuk ka kapacitetet e mjaftueshme të përballojë tre tragete njëherësh. Por në fakt, e vërteta është se edhe më herët, aty kanë operuar tri linja tragetesh dhe nuk janë krijuar konflikte. Situatën e përkeqëson edhe fakti se megjithëse në dijeni të këtij skandali, ministritë e linjës, nuk kanë marrë asnjë masë për të zgjidhur ngërçin, por kanë dalë në mbrojtje të drejtorit të emëruar nga partia. Por kjo situatë, rrezikon të dëmtojë seriozisht edhe turizmin, pasi dëmtimi i imazhit të kompanisë që ofron këtë linje trageti, do të ndikojë negativisht edhe tek turistët që pritet të vijnë”. E thënë thjesht: mos lëvizni fare nga Vlora.

http://vizionplus.al/konflikti-ne-portin-e-vlores/

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.