“To Vima”: Rama, nacionalisti i rrezikshëm i Ballkanit, po rrezikon destabilizimin e rajonit!

Në rajon parashikohen trazira dhe ato do të nisin pikërisht në Maqedoni, ku shqiptarët do të kërkojnë ndarjen e këtij shteti. Kështu shkruan grekja To Vima, me autoren Irini Mitropulu, sipas së cilës kryeministri shqiptar Edi Rama është një nacionalist i rrezikshëm, që mund të sjellë trazira në rajon. “Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe, por gjithçka ka ndryshuar që pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Rama ndezi zjarret e nacionalizmit në Ballkan”.
Një tjetër difekt që sheh To Vima, është se Rama e mbushi faqen e vet të Facebook-ut me foto të flamurit shqiptar. Ai po përpiqet që të largojë vëmendjen e publikut nga problemet, me anë të nacionalizmit. Ndërkaq, fqinjët e Shqipërisë janë frikësuar nga destabilizimi dhe përë këtë arsye kanë njoftuar ndërkombëtarët.
a.k
Comments
Te publikosh flamurin
<p>Te publikosh flamurin kombetar qenka shenje nacionalizmi...a ju kripsha trute fashiste te qelbur.</p>
Ne fakt teksti origjinal tek
<p>Ne fakt teksti origjinal tek Bima i referohet "flamurit" te dronit ne stadiumin e Beogradit.</p>
Edhe po ishte keshtu, ska
<p>Edhe po ishte keshtu, ska asnje gje te keqe. Fundja, i del genjeshtra Sali Berishes qe dezinformonte opinionin, deri ne Kosove, duke thene se Rama eshte "filo grek". Tani, edhe filogrek edhe nacionalisht shqiptar nuk mund te jesh.</p>
Add new comment