Blater i mbijeton skandalit dhe presioneve. Mbetet në krye të FIFA-s, pas tërheqjes nga balotazhi të princit Ali bin al-Husein

Pavarësisht skandalit që ka përfshirë FIFA-n, Sep Blater ka siguruar mandatin e 5 në krye të këtij organizmi. Rivali i tij në garë, princi jordanez Ali bin al-Husein, u tërhoq nga gara pas raundit të parë të zgjedhjeve për kreun e FIFA-s, që përfundoi në balotazh. Në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk siguroi shumicën e cilësuar prej dy të tretave të votave. Kongresi i 65 i FIFA-s u parapri nga një skandal korrupsioni që përfundoi me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të këtij organizmi. Por Blater i mbijetoi presioneve që erdhën nga kryeministri britanik David Cameron dhe shefi i UEFA-s Mishel Platini për dorëheqje. Mbështetje parezerva për kreun e FIFA-s dhe presidenti rus Vladimir Putin, që komentoi se akuzat për Blaterin janë një përpjekje për të vënë në diskutim përzgjedhjen e Rusisë si vend organizator për Kupën e Botës të vitit 2018.
l.m
Add new comment