Deri më tani, Gjergj Bojaxhi është i vetmi në Drejtimin e Duhur të Vërtetë: Publikon listën e financuesve të fushatës

Gjergj Bojaxhi publikoi dje listën e personave që e financojnë dhe shumat e dhëna. “Partitë s’kanë guxim ta bëjnë, sepse fshehin klientët e tyre”, shkruan në Facebook Bojaxhi. Lista do të përditësohet çdo të premte ka shtuar Bojaxhi, ndërkohë që rivalët e tij, Erion Veliaj dhe Halim Kosova nuk kanë bërë prezent donacionet. Një gjë e tillë do duhej pritur më shumë nga Veliaj, meqenëse ky premton rilindjen e Tiranës. Nëse hedhim një sy të shpejtë, fushata e PS-së dhe LSI-së në Tiranë nuk vuan nga fondet. Duket më mirë kjo sidomos kur në takime është edhe Ilir Meta i LSI-së.
s.z
Comments
Gjergji mbase mendon qe ky
Gjergji mbase mendon qe ky eshte veprim i mbare, por duhet ti pyese edhe donatoret a jabe dakort qe emri tu publikohet. Jo per gje, po kur vota eshte e fshehte, financimi duhet ta kishte edhe me te larte diskrecionin, nese kerkohej prej donatorit dmth. Mbase dhe i ka pyetur.
Add new comment