Njësoj si Berisha, apo ca më keq? Gjinushi: “Kolegji dhe KQZ janë sjellë ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011”

“Kolegji Zgjedhor është ulur në gjunjë para PS-së dhe LSI-së, ka shkelur Kushtetutën duke mohuar të drejtën për kandidim. Janë vendime politike të parapregatitura, të financuara politikisht, ekonomikisht, me të tëra mjetet. Është një fatalitet se pas 23 qershorit në zgjedhjet e radhës ndodh që për 40 ditë rresht diskutohet se kush janë kriteret e kandidimit...Kolegji dhe KQZ janë sjellë ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011”. Kështu është shprehur kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi(http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/30/baba-taku-shfaqet-edhe-te-kolegji-z...ër-ps-lsi#.VWn7Q3yNIQc), i cili po përballet këto ditë me natyrën e vërtetë të zellit demokratik të aleatëve të tij tradicionalë. Të atyre aleatëve që dikur bërtisnin me të madhe për zgjedhjet dhe standardet, që dilnin në protestë kundër Ilir Metës dhe që madje edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor, i përgojuan me profesionalitet të denjë partiakësh, kur flisnin në kor për Kolegjin e Sashenkës. Shpresë për PSD-në mesa duket mbetet sensi i autokritikës që nuk mungon te socialistët.
s.z
Add new comment