Procedohen në prokurori Prifti e Harasani, si dhe gjeorgjiano-izraeliti Dzanashvili; evasion, falsifikim etj.

Postuar në 02 Qershor, 2015 03:19

Në prokurorinë e Tiranës janë rregjistruar dy procedime kundër gjeorgjiano-izraelitit Amiran Dzanashvilit, dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë të shtetit Dritan Prifti dhe Andis Harasani, njofton shqiptarja.com. Njësia hetimore Task-Forcë po heton për akuzat e evazionit fiskal, mospagim tatimesh dhe taksash, falsifikim të dokumenteve dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim. Dzanazhvili, një person i akuzuar për prostitucion në Rumani dyshohet se ka bërë dhjetëra transferta bankare, duke bashkëpunuar me disa biznesmenë në Shqipëri, si Dritan Prifti, Ardian Xhillari, Mark Frroku, Ervin Canollari etj. Të gjitha këto vepra, sipas prokurorisë, biznesmeni i kazinove, hoteleve luksoze dhe aksioner i disa kompanive të naftës, dyshohet se i ka konsumuar prej 4 vitesh në Shqipëri.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Dritan Prifti e meriton, sepse (persa me kujtohet mue) ky ishte ai qe iu shpif Ilir Metes (me filmat) se kishte marre 700.000 euro rushfet. Ha,ha,ha.

Te gjithe do te burgosen ata qe dalin nga vathi.

Submitted by Mue ue ueeee (not verified) on

Me sa me kujtohet mueee.... O muee mueeeeeeeee

Submitted by marta-nesh (not verified) on

lere tedeschinin ti re dreq, ai eshte monument traplliku i gazetes

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.