Takim urgjent i ambasadorit amerikan në KQZ. Në lista ka të tjerë kandidatë të inkriminuar, SHBA vendos filtrin në KQZ. Presion Ramës për Elvis Roshin

Postuar në 02 Qershor, 2015 05:09

Një ditë pas kërkesës së Partisë Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të saj në Këlcyrë dhe pas informacioneve se ai rezulton të ketë probleme me drejtësinë italiane, ambasadori amerikan Donald Lu është takuar sot urgjentisht me anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Burime të besueshme pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve thanë për ResPublica se zyrtari amerikan u ka kërkuar anëtarëve të KQZ  të gjenden zgjidhjet ligjore për të mos lejuar kandidimin e individëve me rekorde kriminal. Ambadadori amerikan mësohet të ketë deklaruar se në lista ka ende kandidatë me precedent penalë. Vetë KQZ është e paqartë se çfarë do të bëjë lidhur me këtë kërkesë. Në takim mësohet të jetë thënë se kodi lë hapësira për raste të individëve me rekorde kriminale kur subjekti i largon për këtë arsye. Amerikanët mësohet se po ushtrojnë presion të madh edhe për moskandidimin nga Partia Socialiste të Elvis Roshit në Kavajë, kërkesë që ia kanë përcjellë edhe kryeministrit Rama, i cili pritet të vendosë në ditët në vijim.

l.m

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

E drejte nuk eshte KQZ qe i perjashton por Ligji e ne mungese te tij partite.
Por nuk e kuptoj "vllaun e madh" Lu qe nuk i ben publike emra e tyre sic i beri Italia, apo trembet se  po na ndihmon neve shqiptareve qe te shpetojme prej tyre dhe  nuk do qe te kuptojme se sa xhan i kane te Kryetaret e Partive te inkriminuarit.

Kjo eshte e turpshme per te gjitha palet dhe mjerim per neqenuk na del kush per zot.

Submitted by qytetar (not verified) on

"Amerikanët mësohet se po ushtrojnë presion të madh edhe për moskandidimin nga Partia Socialiste të Elvis Roshit në Kavajë"

Jo se ve ne dyshim lajmin,mund te jete e vertete,por ju si e moret vesh? Ambasada s'besoj tju kete thene gje,nga Rama jo e jo...nga? Apo pergjonit mbas vrimes se celsit?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.