Blater, karshillëku ndaj SHBA-së nuk zgjat shumë. 79 vjeçari zviceran dorëhiqet nga FIFA dhe thërret kongres të jashtëzakonshëm

Nuk ka zgjatur shumë kokëfortësia dhe “karshillëku” i 79 vjeçarit zviceran, pasi Sep Blater vetëm katër ditë pas rizgjedhjes në mandatin e pestë si Presidenti i FIFA-s, ka njoftuar sot dorëheqjen. Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për largimin e Blatter, por ai ka thirrur
Një mbledhje të jashtëzakonshme të kongresit të FIFA-s për të bërë të mundur zgjedhjen e një presidenti të ri. FIFA u trondit javën e kaluar nga 14 arrestime të drejtuesve të lartë të këtij institucioni në SHBA, me akuza për shantazhe, mashtrim, pastrim parash. Prej vitesh FIFA është rënduar rregullisht në imazh nga akuza të forta të kësaj natyre, por megjithatë bëri çudi këmbëngulja e Blaterit edhe pas arrestimeve masive, për t’u rizgjedhur në krye të një perandorie sportive botërore që xhiron miliarda euro.
a.k
Comments
U parashifte dorheqja e tij.
<p>U parashifte dorheqja e tij.</p>
Add new comment