Kumanova, zbardhen detaje për hetime të mëtejshme. Dyshimi kryesor: Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizaj u vranë pas u arrestuan

Postuar në 04 Qershor, 2015 03:22

Përleshja që ndodhi në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ende vazhdon të preokupoj opinionin publik me misteret dhe paqartësitë. Një prej mistereve që ende nuk ka spjegim është edhe fati i atyre që janë dorëzuar, por që pastaj kanë rezultuar të vrarë. Por agjencia e lajmeve “INA” raporton se një shkresë e dërguar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë në ambasadën e Kosovës në Shkup hap shumë dilema. Sipas “INA”-s është “Alsat M” që ka siguruar dokumentin nga burime te saj që pretendohet të jetë shkrese zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë me të cilën njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj. Kjo shkresë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës hap shumë dilema. Ajo është dërguar me shenjën “shumë urgjente” dhe mban datën, 12 maj. Në këtë letër që pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë. Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.  Se çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit të cilat i paraqitën si të vdekur gjatë aksionit policor në Kumanovë, së bashku me 8 persona të tjerë: Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi.

 

l.v

 

http://ina-online.net/maqedoni/56085.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.