3 pyetje nga eurodeputeti grek në Parlamentin Europian për deklaratat “irredentiste” të Edi Ramës

Postuar në 04 Qershor, 2015 08:47

Kreu i grupit të eurodeputetëve konservatorë grekë në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogianis shprehu shqetësimin e tij për deklaratat e Edi Ramës  lidhur me çështjen e kufirit detar dhe kërkesën e qeverisë shqiptare për hartat e kërkimeve të naftës në detin Jon. Sipas tij deklaratat e Edi Ramës përtej referencave për “Shqipërinë e Madhe” vënë në diskutim integritetin territorial të Greqisë në zonat ekskluzive ekonomike, duke hapur kështu çështje kufijsh me një vend anëtar të Bashkimit Europian. Kefalogianis thotë se qëndrimet e Ramës minojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, stabilitetin rajonal dhe rrezikojnë perspektivën europiane të Shqipërisë.

 

Pyetjet e eurodeputetit grek

 

A jeni njohur me deklaratat e Edi Ramës?

 

A mendoni se këto deklarata dhe në përgjithësi qëndrimet e kryeministrit shqiptar kontibuojnë në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal?

 

Si ndikojnë këto deklarata në perspektivën europiane të Shqipërisë?

 

http://www.zougla.gr/politiki/article/m-kefalogianis-h-alvan...

 

l.m

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

E kush e rruan per evrodeputetin grek? Kane lehur e nuk po lodhen. Po me pare te shlyejne borxhet, e pastaj edhe flasim.
Shqiperia eshte europiane me mire jashte Europes se brenda saj me keta s..kerdhata.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Deputeti grek nuk di c&#39;do te thote &quot;irredentizem&quot;. Nuk hyn fare ketu. I falet.</p><p>Sa per Evropen, do presim sa te dale Greqia njehere, nuk e kemi me ngut...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.