Qëndrimi i Veliajt për ndërtimet te Liqeni, Hasimja: “Foli pas vendimit të Gj. Administrative. Nuk po thotë asgjë nëse do ndërtohet në zonën te Garda dhe përpara F. Ekonomik”

Në “Opinion” diskutohet për fushatën e Tiranës dhe premtimet e kandidatëve. Ermal Hasimja, një nga të ftuarit në studio, ka nënvizuar premtimin për ndërtimet te Liqeni, për të cilat ka folur edhe kandidati Veliaj. “Zoti Veliaj doli me një status në “Facebook” që deklaroi se nuk do të ketë ndërtim te diga e liqenit, duke shtuar se “ia dolëm të ndalojmë këtë ndërtim”. Në fakt, është e kundërta. Z. Veliaj foli pas një vendimi të Gjykatës Administrative. Po nuk ka problem. Çështja është se z. Veliaj flet për një pjesë të sipërfaqes te liqeni. Ai nuk po na thotë, sikurse z. Kosova, se nuk do të ndërtohet edhe te hapësira mes Gardës dhe Korpusit, apo përpara Fakultetit Ekonomik”, tha Hasimja.
s.z
Comments
ketu paska avulluar krejt

ketu paska avulluar krejt logjika , pa le kultura qytetare.

Sigurisht Veliaj do fliste pas gjykates, kjo eshte norma e shtetit ligjor. Pse cfare e mendoni ju Veliajn, supermen qe nuk pyet per vendim gjykatash. Cfare koncepti qe shpaloset diten me diell ne nje gazete me pretendime kaq te medha !!!!

Sa per Halim Kosoven, ai s'ka asnje problem te premtoje gjithcka, cfare t'i teket , edhe qumesht dallandysheje , sepse ai e di qe nuk fiton dhe se keshtu nuk do te vije kurre ajo dite qe ta dale mashtrues ( si paraardhesesi!)

Kaq e veshtire qenka te jeni reale ??!!

Add new comment