Hakerohen të dhënat e 4 milionë punonjësve federalë në SHBA. Mediat amerikane: Gjurmët çojnë te Kina

Postuar në 04 Qershor, 2015 20:37

Mediat amerikane raportojnë se një sulm masiv në të dhënat personale të mbi 4 milionë punonjësve federalë, një lajm që i referohet Zyrës së Personelit dhe të Menaxhimit të FBI-së. CNN shkruan se ky mund të jetë sulmi më i madh i realizuar nga hakersat ndaj rrjetit kompjuterik të qëverisë në SHBA. Nuk citohen burime të sakta, por nga vlerësimet mendohet se mund të jenë prekur edhe miliona punonjës të tjerë të qeverisë. Më me rëndësi është akuza që hidhet nga mediat amerikane: “Hetuesit amerikanë besojnë se ata mund ta gjurmojnë ndërhyrjen që shkon te qeveria kineze. Hakersat që punojnë për ushtrinë kineze besohet se po përpilojnë një bazë të dhënash masive të amerikanëve”, sahkruan CNN. Në kushtet kur tensionet mes Kinës dhe SHBA kanë arritur kulmin, për shkak të situatës në Paqësor, ky lajm duket sikur i hedh benzinë zjarrit. Çarja e sistemit ka ndodhur në prill të vitit 2015 dhe një muaj më vonë FBI-ja mësoi se ishin prekur edhe të dhëna të rëndësishme.

http://edition.cnn.com/2015/06/04/politics/federal-agency-hacked-personnel-management/index.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.