Kriminalizimi i kandidatëve, ish-sekretari i PS-së, Divjakë: “Kandidati i PS-së ka qenë tutor prostitutash”(video)

“Mapo” raporton për një rast tjetër kandidati të PS-së për zgjedhjet e 21 qershorit, që akuzohet se ka qenë i përfshirë në aktvitete kriminale. Sipas gazetës në fjalë, ish- sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mone, ka denoncuar nga zyra e PD, dega Lushnjë, dhunën që është ushtruar ndaj tij nga vëllai i kandidatit të PS-së. “Sipas ish-sekretarit të socialistëve Divjakë, Berti Mone, ky është një rast i përsëritur, pasojë e një konflikti që e ka pikënisjen pas një denoncimi të bërë në vitin 2012. Mone ka akuzuar kandidatin e koalicionit të majtë, njëkohësisht edhe kryebashkiakun Fredi Kokoneshi si të inkriminuar. Mone tha se Kokoneshi ka qenë tutor prostitutash në Milano, por hoqi dorë sepse policia i kapi kushëririn dhe prostitutën. Ai tha se kryebashkiaku aktual i ka dhënë prostitutës 30 milionë lireta për të mos e denoncuar në polici”, raporton “Mapo”. http://www.mapo.al/2015/06/ish-zyrtari-i-ps-kandidati-yne-tutor-prostitu...
Add new comment