LSI distancohet nga Xhuvani. Në krye të LSI-së së Elbasanit komandohet Haxhinasto

Lëvizja Socialiste per Integrim është distancuar politikisht nga Pjerin Xhuvani, drejtori i arrestuar pak ditë më parë si i përfshirë në skandalin e rimbursimit të ilaçeve. Xhuvani mbante detyrën e kreut të LSI-së për Elbasanin por ditën e sotme forca e tij ka komunikuar publikisht vendimin e kryesisë për ta shkarkuar nga funksionet politike. Në vend të tij, si kryetar i LSI-së për Elbasanin është komanduar Edmond Haxhinasto. “LSI ka vendosur shkarkimin nga detyra e kryetarit të LSI-së së Elbasanit Pjerin Xhuvani dhe një herësh e zhveshë nga të gjitha atributet e përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të LSI duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI-së së këtij qyteti, Edmond Haxhinaston”tha Luan Rama i LSI-së.
n.k
Add new comment