Ligji i ri për falimentin shkakton shqetësime në sistemin bankar, ekspertët skeptik: Procedura e re në vend të ulë kredinë me probleme mund ta rrisë atë

Postuar në 08 Qershor, 2015 02:33

Një projektligj për falimentin është në diskutim dhe dritëhijet se çfarë do të përmirësojë paketa e re ligjore janë shtuar. Qëllimi i ndryshimeve është të bëjë më të lehtë falimentin e për rrjedhojë, të ulë barrën e kredive të këqija në banka dhe në tërësi, të ulë barrën që krijojnë këto biznese në ekonomi. Por  “Monitor” shkruan se projektligj i ri për falimentin që bën të detyrueshëm ristrukturimin e kredive për individët ka krijuar shqetësime në sistemin bankar. Sipas burimeve në Ministrinë e Drejtësisë, risia themelore e projektligjit është përfshirja e ristrukturimit të bizneseve që kanë humbur aftësinë paguese. Kështu që përveç falimentit klasik do të ketë edhe një zgjidhje të re që mund të vijë nëpërmjet një administrimi të ri të kompanisë nga një palë e tretë etj. Mirëpo, sipas ”Monitor”, çështja e ndryshimeve ligjore komplikohet edhe më shumë pas një deklarate që kanë dhënë drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, Klajdi Mati, i cili ka pohuar për mediat se paketa e re ligjore që është ende një draft në diskutim do t’u japë të drejtë edhe individëve që nuk kanë aftësi paguese të përfshihen në ristrukturim. Duke ju referuar modelit amerikan, Mati ka thënë se, projektligji i ri mbron individët që kanë kredi në banka nga sekuestrimi i shtëpisë së parë. Ai ka lënë të kuptojë se, banka detyrohet me ligj të negociojë me klientin nëse nuk ka fuqi paguese. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme, e vendos ajo dhe jo kreditori i siguruar, për të mbajtur një apartament, jo të dytin. Për individët në vështirësi, të cilët aplikojnë për faliment, drafti parashikon pezullimin e pagesës së kredisë për një periudhë të caktuar kohe dhe rinegocimin e këstit të saj. Ekspertët nga Shoqata e Bankave mendojnë se kjo procedurë është absurde dhe se në vend që të ulë kredinë me probleme mund ta rrisë atë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.