Donald Lu: Kriminelë të njohur ecin nëpër Tiranë pa frikën e arrestimit; drejtësia, reforma më e rëndësishme pas ndryshimit të sistemit

Një mesazh të fortë ka dhënë sot pasdite ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në një takim me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve vendas e të huaj, analiza e sistemit të drejtësisë në vend për vitin 2015. “Sot, emra të njohur të krimit të organizuar ecin në Tiranë pa frikë se mund të arrestohen”, ka thënë Lu, “nëse realizohet, reforma në drejtësi mund të jetë më e rëndësishmja që nga rënia e komunizmit. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”.
Në fjalën e hapjes së këtij takimi, ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka deklaruar se sistemi shqiptar i drejtësisë duhet të fillojë të godasë korrupsionin në nivelet më të larta, ndërsa “ata gjyqtarë që nuk e bëjnë punën me profesionalizëm duhet të largohen”.
a.k
Add new comment