Kryeministri Rama gjen mënyrën për të thithur investime të huaja: Batuta dhe romuze që shkaktojnë alegri mes investitorëve...

Postuar në 08 Qershor, 2015 17:34

Kryeministri Rama duket se e ka gjetur mënyrën sesi të thithë investimet e huaja në vend. Sidomos në raport me Italinë, ai ka llogaritur të bëjë sa më shumë batuta dhe t’ua paraqesë Shqipërinë investitorëve potencialë, si një vend ku sipërmarrësi mund të bëjë ç’i ka ënda. Nëse më herët Rama ka propaganduar fort një Shqipëri ku mungojnë sindikatat e punonjësve, ndaj pronarët nuk do kenë asnjë pengesë nga punonjësit që kërkojnë kushte e paga më të mira, dje Rama ka qenë në Itali ku ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin Enrico Mentana, përpara investitorëve italianë. Këtë herë kryeministri e paraqiti vendin e tij për sipërmarrësit italianë, si ëndrra që nuk e realizojnë dot në vendin e tyre. “Ndërsa nëse më pyesin se çfarë është Shqipëria sot për një sipërmarrës italian, është ajo që ju shihni në ëndrrat tuaja dhe që s’mund ta keni në Itali, një vend ku ka një presion fiskal minimal, ka një kosto pune mjaft të arsyeshme, ka një krah pune të ri…”.  Në vijim Mentana propozi që si dikur, Shqipëria dhe Italia të bashkohen në një mbretëri, por këtë herë kurorën ta marrë...Rama.

a.l

Comments

Submitted by marta-nesh (not verified) on

<p>Ju e meritoni Sali shpellarin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.