Korrupsioni në Drejtësi, gjyqtarët për t’u transferuar në qytete të rëndësishme paguajnë ryshfet nga 100 mijë deri në 300 mijë euro

Sistemi i drejtësisë në shqipëri është tërrësisht i korruptuar. Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, që po hartojnë reformën në Drejtësi, ka publikuar dje raportin “Analiza e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, sipas të cilit thuhet se prokurorët dhe gjyqtarët për t’u transferuar apo emëruar në qytete të rëndësishme, paguajnë ryshfet nga 100 mijë deri në 300 mijë euro. “Panorama” shkruan sot se në raportin voluminoz nuk citohen studime apo sondazhe të shoqatave të ndryshme, por të gjitha akuzat për rastet e denoncuara si pagesa korruptive është quajtur në dokumentin zyrtar si perceptim i qytetarëve. “Në fakt, opinioni i gjerë publik beson, dhe disa vëzhgues të afërt të sektorit, pohojnë se disa prokurorë dhe gjyqtarë paguajnë për t’u emëruar ose transferuar në vende pune të rëndësishme (fitimprurëse sipas logjikës së korrupsionit), si p.sh. në Tiranë apo qytete të tjera të rëndësishme. Duke qenë se shifrat që thuhet se paguhen për këto pozicione janë marramendëse (100.000 deri 300.000 euro për disa pozicione), është e natyrshme të besohet se këta funksionarë të drejtësisë do të korruptohen për t’i rimarrë (dhe mundësisht shumëfishuar) ato”, thuhet në raport.
Në raportin e hartuar nga ekspertët e huaj dhe vendës thuhet se ryshfet marrin dhe policët gjyqësorë, të cilët në këmbim të parave prishin provat e çështjeve të ndryshme. Mosfillimi i çështjes, sipas raportit, paguhet me vlerën e 1 mijë deri në 2 mijë eurove.
Më tej përmenden dhe rastet e ndryshimit të masës së dënimit, nga arresti me burg në detyrim paraqitjeje, gjyqtarët marrin nga 60 mijë deri në 80 mijë euro. “Vlen të veçohet perceptimi në lidhje me shifrat që duket se paguhen për të ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpie ose detyrim për paraqitje (60.000 – 80.000 euro).
l.v
Add new comment