Klandestinë nga Lindja e Mesme po mbahen peng nga një bandë në Maqedoni, pranë Kumanovës?

Kalojnë tranzit nga Maqedonia për të shkuar në BE, por merren peng në këmbim të shpërblimeve.
Mediat maqedonase raportojnë se shumë klandestinë nga Lindja e Mesme janë rrëmbyer nga banda të cilët kërkojnë shuma të caktuara parash për lirimin e tyre. I pari ishte televizioni britanik “Channel 4” ai që raportoi se qindra emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Jemeni, po mbahen peng nga një bandë në një fshat maqedonas. Madje, se policia lokale është bashkëpunëtore me rrëmbyesit. Në një fshat në afërsi të Kumanovës, fatkeqët janë nxjerrë nga treni nga një bandë e më pas janë dërguar në fshatin Vaksincë. Emigrantët po mbahen në një shtëpi të mbipopulluar dhe do të lirohen vetëm kundrejt një shpërblimi. “Channel 4” shkruan se banda udhëhiqet nga një bos me origjinë afgane i njohur me nofkën “Al Baba”, i cili po bashkëpunon me autoritetet lokale. Nga ana e tij, zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski tha se Maqedonia është përballur kohët e fundit me një fluks të madh emigrantësh nga vendet në konflikt si Siria dhe Afganistani, dhe për çështjen në fjalë është duke hetuar.
http://www.channel4.com/news/tracking-down-macedonias-migrant-kidnap-gang
a.k
Add new comment