Fevziu flet për kryeministrat: Pse jam “ftohur” me Nanon e Berishën, qeverisja e Ramës është e dështuar

Në një intervistë dhënë gazetarit Çim Peka për portalin Syri.net, drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet e tij me dy kryeministrat pararendës të Edi Ramës, Sali Berishën dhe Fatos Nanon. I pyetur përsa e ka bojkotuar Berisha “Opinionin” dhe a ka një ftohje mes tij dhe Fevziut, ky i fundit u shrpeh se “Raportet me Berishën i kam sqaruar thuajse në çdo intervistë. Ka pasur një “problem” për një emision në vitin 2012. Nuk ka pasur as sherr, as fjalë dhe asgjë e tillë. Thjeshtë që nga ai moment nuk jemi telefonuar më.” Fevziu sqaroi edhe ftohjen e ngjashme që ka patur me ish-kryeministrin Fatos Nano. “Nano nuk ka ardhur në Opinion gjatë mandatit te tij 2002 -2005. Ka ardhur në gusht të vitit 2002 një javë pas zgjedhjes dhe nuk erdhi më. Ardhja në emision është zgjedhje e tyre, por duhet të dini një gjë, në 18 vjet, Kryeministrat, Presidentët apo ministrat kanë ardhur në studio me kushtet e mia. Unë nuk kam pranuar të organizoj taun Holle në studion time. Pyetjet i bëj o vetë o me gazetarët e zgjedhur prej meje. Kaq.” I pyetur se si e gjykon Edi Ramën në dy vite si kryeministër Fevziu tha: Di të them që në raport me premtimet dhe pritshmëritë dhe votat që mori, qeverisja e së majtës është e dështuar!
l.v
Comments
Une e dija te mecem kete

Une e dija te mecem kete Fevziun. Por kur thote se qeverisja ne keto dy vjet eshte e deshtuar i ve pikepyetje mencurise dhe paansise se tij. Qe ne fillim i shton qeverisjes 6 muaj, sepse ajo nuk ka dy vjet por 18 muaj. Pastaj, premtimet qe jepen ne fushata zgjedhore nuk jane e nuk mund te jene nga ato qe do zbatohen 100 % qe te nesermen e ardhjes ne pushtet, por per nje periudhe 4 vjecare. Prandaj, te konkludosh me kaq lehetsi se qeverisja ka deshtuar nga nje opinionist i pa varur, do te thote qe je plotesisht i varura, ne rastin konkret nga SHQUPI.

Ne fakt qeveria eshte me

Ne fakt qeveria eshte me shume se e deshtuar, eshte nje vazhdim i keq i praktikave me te mbrapshta korruptive te Berishes. Eshte qeverisje tipike ballkanike e nje grupi te vogel njerezish ne favor te kastes se tyre. Problemi i vetem eshte qe ka gjithmone e me pak ca te vjedhesh e gjithmone e me pak therrime per te tjeret ne kete mes.

E vetmja gje qe e mban ne kembe kete qeveri eshte fakti qe opozita qe ka perballe eshte Saliu e vetem Saliu.

Si do qe te jete kjo

Si do qe te jete kjo qeverisje eshte krejtesisht e ndryshme nga ajo e meparshmja. Nuk eshte e persosur, perkundrazi, por ka ide dhe vullnet per te bere shtet dhe respektuar ligjin. Shqiptaret historikisht nuk jane qeverisur me ligje, por me Kanunin e me te forteve. Prandaj eshte e veshtire te ndryshosh mentalitetin e nje populli vetem per 18 muaj. Pavaresisht nga kritikat dhe pakenaqesite qe kam ndaj kesaj qeverie, jam i bindur se sidoqofte eshte me e mira qeveri e mundshme.

Te qeverisesh eshte nje akt

Te qeverisesh eshte nje akt shume kompleks ku nderthuren te gjitha pushtetet por edhe shume aktor. Kjo qeveri nuk eshte perfekte, por as dhe shume e mire. Megjithate, eshte me e mire se te gjitha qeverite e meparshme. Nuk eshte e thene t'i ndryshosh gjerat si me shkop magjik, por mjafton te permendim reformen ne energji ku pas 25 viteve shqiptaret mesuan ate qe e kishin harruar, ku energjia elektrike duhet paguar. Shlyerja e detyrimeve (borxheve) te qeverise parardhese ka pasur nje kosto shume te madhe ne permbushjen e premtimeve te kesaj qeverie. Ne fund duhet te jemi objektiv dhe jo tifoz. Edhe nese kritikohet kjo qeveri, mire i behet per te permiresuar qeverisje. Ndersa Fevziu eshte Fevzi ....

Add new comment