Vladimir Kumi zbardh planin e Auron Tares: Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të japë 121 plazhe me konçesion pas 21 Qershorit

Postuar në 10 Qershor, 2015 16:53

Kryetari aktual i Komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, i ftuar në një debat me dy kandidatët e tjerë për bashkinë e Himarës, Gjergji Goro dhe Fredi Bejleri akuzoi drejtorin  e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare se ka bllokuar bashkitë dhe komunat bregdetare të japin leje për shfrytëzimin sezonal të plazheve. Ai tha se për çdo çadër që duhet të vihet në plazhe, duhet të merret leje e Auron Tares, duke sjellë si shembull edhe aventurën e një grupi turistësh gjermanë që nuk u lejuan të vendosin çadër në plazhin e Himarës. Kumi tha se njësive vendore në bregdet u është bërë e ditur se pas 21 qershorit 121 plazhe do të jepen me konçesion nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.