Kandidati i mazhorancës në Kavajë, Elvis Roshi, i dënuar për plagosje në vitin 2000. Rivali i tij Cara publikon dokumentin

Kandidati i opozits në Kavajë, EngjëlL Cara ka publikuar sot një dokument sipas të cilit rezulton se rivali i tij i mazhorancës, Elvis Roshi, ka qenë i dënuar për plgosje në vitin 2000. “Sot, ne kemi një dokument në dorë që flet për dënimin e Ervin Rroshit, pavarësisht që gjykatat e asaj kohe ishin të Fatos Nanos, ishin të Rexhep Meidanit, ai është dënuar me vendim të Gjykatës së Parë në mungesë”, tha Cara. Në bazë të këtij dokumenti, që punlikohet nga portali “lapsi.al”, prokuroria ka kërkuar dy muaj burg për Roshin, për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. “Vendimi është dhënë nga gjyqtari Osman Aliu dhe anëtarët Astrit Haxhialushi dhe Arben Mullaj me 18.09.2000. Avokati mbrojtës në seancë ka qenë Luan Mansaku, ndërsa prokurori Musa Mulkurti”, referon “lapsi” dokumentin, që shton se ky dokument ka mbërritur në zyrat e prokurorit Adriatik Lllalla. Dokumenti madje cilëson se Roshi quhet Ervin, jo Elvis si sot, çka i jep një provë akuzave të opozitës se ai ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale. Nga ana tjetër opozita ka ngritur akuzën se Roshi është i dënuar edhe në Itali, por deri më tani asgjë nuk është provuar.
s.z
Add new comment