Edi Rama: “Jemi një”

Postuar në 12 Qershor, 2015 07:29

“Dje në Berat, qytetin që është fotografia më e shkëlqyer e dy partive socialiste dhe progresiste që janë një forcë e vetme udhëheqëse e transformimit rrënjësor dhe të pandalshëm që nisi më 23 qershor të 2013-s dhe që solli për Beratin në vetëm 18 muaj çka nuk kishte ardhur në 20 vite së bashku”. Kështu shkruan sot në profilin e tij në “Facebook” kryeministri i vendit që shfaqet entuziast për bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Partinë e Ilir Metës që e quan sot forcë progresiste dhe bashkë me PS-në, udhëheqëse të transformimit rrënjësor. Teksa flet për një forcë të vetme, kryeministri vë në dukje bashkëpunimin me aleatin e tij në qeverisje, por ndoshta edhe kujton se ideja e një shkrirjeje që u hodh pak muaj më parë, ndoshta mbetet një alternativë. Fundja të ngjashmit deri në këtë pikë, nuk kanë pse të mos bashkëjetojnë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Tamam, perse te kemi dy banda hajdutesh? Me mire te shkrihen ne nje te vetme, keshtu edhe kursejne per sherbimet administrative.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.