Bojaxhi: “Ne-Tirana" jo vetëm deri në 21 Qershor, por edhe më pas

Postuar në 12 Qershor, 2015 12:41

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ishte sot i ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës.

Në fillim të takimit, Dr. Gilman Bakalli u shpreh se kandidimi i Gjergjit si zgjedhje e qytetarëve të Tiranës është lajm i mirë dhe shpresëdhënës.

Ai vlerësoi fushatën qytetare, transparente dhe me përmbajtje të z. Bojaxhi, veçanërisht financimin e fushatës nga qytetarët dhe publikimin e financimeve. Këto veprime me integritet, u shpreh ai, kanë tronditur modelet partiake.

Duke folur për kandidimin e tij dhe për nismën “Ne Tirana”, z. Bojaxhi u shpreh se ndryshimi fillon gjithmonë nga grupe të vogla që sfidojnë status quo-në dhe marrin kurajon për të ndryshuar pjesën e tyre të botës. Ai u shpreh i bindur se grupimi “Ne Tirana” do ta ndryshojë politikën jo vetëm deri në 21 Qershor, por edhe më pas.

Duke u përgjigjur pyetjeve të studentëve, z. Bojaxhi u shpreh se shkaku i keqqeverisjes dhe problemeve të tjera që kalon Tirana dhe e gjithë Shqipëria është politik: “sistemi i korruptuar dhe klientelist partiak që kushtëzon qeverisjen  në favor të interesave private dhe në dëm të interesit publik. I njëjti shkak dhe e njëjta situatë është edhe në qytetin e Tiranës”.

Për këtë arsye, u shpreh ai, theksi kryesor i fushatës dhe premtimeve tona ka qënë rrënjosja e klientelizmit dhe depolitizimi i plotë i Bashkisë së Tiranës. Nëse anshkalojmë këto probleme me natyrë politike dhe e kthejmë debatin në çështje teknike do jemi duke luajtur teatër, skenari i të cilit do të jetë njëri premton 5 fusha sportive, tjetri 7 e një tjetër 17.

Gjergj Bojaxhi u ndal gjithashtu mbi propagandën që po bëhet gjithandej për grumbullimin e pushteteve në një dorë. Ai u shpreh se “propaganda që Kryetari i Bashkisë duhet të kontrollojë këshillin bashkiak është jo vetëm propagandë antikushtetuese, por edhe antidemokratike pasi këto dy institucione janë qëllimisht të pavarura dhe funksionojnë me parimin e kontrollit dhe balancimit të pushteteve”.

Zoti Bojaxhi u shpreh se e vetmja garanci që ne kemi për mirëqeverisje në Bashkinë e Tiranës është kushtetuta që ka sanksionon se Këshilli duhet të kontrollojë Kryetarin e Bashkisë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<blockquote><p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">Për këtë arsye, u shpreh ai, theksi kryesor i fushatës dhe premtimeve tona ka qënë rrënjosja e klientelizmit dhe depolitizimi i plotë i Bashkisë së Tiranës. Nëse anshkalojmë këto probleme me natyrë politike dhe e kthejmë debatin në çështje teknike do jemi duke luajtur teatër, skenari i të cilit do të jetë njëri premton 5 fusha sportive, tjetri 7 e një tjetër 17.</span></p></blockquote><p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px; background-color: rgb(255, 255, 255);">Ky eshte i gjithe thelbi i problemit!&nbsp;</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.