Blater po rimendon kthimin në krye të FIFA-s, thotë një gazetë zvicerane. “E kërkojnë aziatikët dhe afrikanët”

A po tenton Sep Blater të rikthehet në krye të FIFA-s? Sipas gazetës zvicerane “Schweiz am Sonntag”, më pak se dy javë nga vendimi i 79-vjeçarit për të dhënë dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit në organizatën e tij, Blater ka marrë mesazhe mbështetëse nga Konfederatat Afrikane dhe Aziatike, të cilat u kanë kërkuar që të rishikojë vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen pas fitores së mandatit të tij të pestë në krye të FIFA-s. Dhe, sipas burimeve pranë zviceranit që kanë folur për gazetën, Blater është ndier i nderuar nga kjo konsideratë dhe nuk e ka përjashtuar që të qëndrojë në zyrë.
Reuters kërkoi një konfirmim nga FIFA pas këtij lajmi, por nga Zyrihu erdhi vetëm një email që përcillte edhe njëherë deklaratën e dorëheqjes së Blaterit më 2 qershor, duke shtuar se nuk kishte asnjë koment tjetër për të bërë.
a.j
Add new comment