Debati për harmoninë në Konispol, kush po provokon në fakt tensione?

“Përshëndes kryeministrin Rama në një fjalim brilant në Konispol, i cili sot iu drejtua të gjithë qytetarëve që të jenë të gjithë bashkë e të kuptojnë se Konispoli nuk mund të jetë transferimi i konflikteve etniko-fetare siç ka qenë Himara. Por, Konispoli duhet të jetë vendi i bashkëjetesës myslimanë, ortodoksë e katolikë. Vendi i bashkëjetesës së minoritarëve, shqiptarëve të Çamërisë e të gjithë atyre që janë në shtëpitë e tyre në Konispol dhe denoncoj të gjithë ata që duan ta kthejnë Konispolin në vatër konfliktesh”- kështu u shpreh kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi gjatë një takimi në Patos. Deklarata e tij pasoi një fjalim të kryeministrit në Konispol, shoqëruar edhe me mallkime për ata që i quajti përçarës të harmonisë etnike dhe fetare. Pati një lajm që e lidhte këtë deklaratë të Edi Ramës me mesazhet e shprehura nga kandidati i PBDNJ-së në zonë, Anastas Guda. Mirëpo ky i fundit e ka përgënjeshtruar të jetë shprehur se "fitorja e tij do të sillte shpëtim nga myslimanët dhe çemërit". Në një postim në "Facebook"? Guda ndër të tjera thotë: "...Ju deklaroj me pergjegjesi se i keni ne krahun tuaj ata misionere te percarjes dhe te urrejtjes nderfetare e etnike, jane aleatet e tu te fresket te koalicionit Qeverises z.Rama, qe per te vegjetuar politikisht jane strukur ne folen e fundit te politikes se deshtakut, nacionalizmit. Ata duan ta kthejne Konispolin ne ciflig te Partise duke ndeshkuar gjithe banoret e zones ne kufi me Greqine mike". Ka paqartësi për arsyet e vërteta të deklaratës së kryeministrit. Për atë që e njeh zonën në fjalë, dallimet tradicionale mes etnive kanë qenë, janë dhe do të jenë prezente. Por asnjëherë deri më tani nuk është bërë fjalë për cenim të bashkëjetesës. Nga ana tjetër, një nga pararendëset e njësisë vendore të Konispolit, komuna Livadhja, me përbërje popullsie çemër dhe minoritarë, nuk ka pasqyruar probleme të këtilla. Dhe përgjithësisht fiton e majta. Është po kështu e çuditshme disi se për cilën arsye në një zonë të tillë, PS-ja shërbehet me aleancën e PDIU-së, e cila qëkurse u krijua në vitin 2005(PDI), merrte më shumë vota në qytetin e Sarandës(ku ka komunitet me banorë të Çamërisë të ardhur më 1946) sesa në fshatra ku ka popullsi, pjesë e Çamërisë, por brenda kufirit shtetëror. E njëjta vërejtje i është parashtruar kryeministrit aktual nga dega e PS-së Vlorë edhe kur në vitin 2009, vendosi Shpëtim Idrizin të katërtin në listë. Të çuditshme janë aleancat e kreut socialist edhe në një zonë të sigurtë si Gjirokastra, apo Berati, që ia fal një aleati si LSI. Këto ndryshime, në themel janë faktorë që nxisin dyshimin e banorëve në zonat përkatëse, përderisa u duhet të pranojnë si drejtues njerëz të caktuar nga dikush në Tiranë, që edhe si të tillë, katapultohen si të kushtëzuar krejt pa nevojë, nga aleanca me parti që prodhojnë probleme. Përndryshe dhe e mira e do, secili të provojë veten, e jo të kapardiset me dhurata.
Comments
Nje shkrim pa emer,eshte si
<p>Nje shkrim pa emer,eshte si nje putane me emer.</p>
Cfare manekinesh!
<p>Cfare manekinesh!</p>
Add new comment